Culhaj: Dialogu me Kosovën, u spostua në favor të Serbisë për 3 faktorë, e para administrata “Trump”

Lidhur me masat e Bashkimit Evropian për krizën Kosovë-Serbi, studiuesi dhe pedagogu i Shkencave Politike Florian Çulhaj theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë doli jashtë binarëve.

“Sanksionet e faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës janë tejet të nxituara. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë këdo që cenon parimin e tyre që një Serbi larg Rusisë është një Serbi e mirë.

Në këtë situatë Kosova ndodhet në një situatë tejet të vështirë, por unë jam në mbështetje të qëndrimit të kryeministrit Kurti, përsa kohë bëhet fjalë për sovranitet të shtetit të Kosovës.

Është krijuar një ide që Serbia e ka krijuar nga viti 2010, për ta thyer sovranitetin e Kosovës, e që prej asaj kohe ajo vijon të krijojë tensione atje.

Kjo sepse Kosova ndërkombëtarisht është e pa përfaqësuar, ku kemi 5 shtete të BE-së që nuk e njohin atë.

Ky dialog është gjithmonë negativ për Kosovën pasi ai gjithmonë mbahet i fshehur.

Dialogu me Kosovën, u spostua në favor të Serbisë për 3 faktorë, njëra prej administrata Trump, dhe me pas menaxhimi i procesit nga Frederica Mogherini.

Ndërhyrja e Ramës i shkon për shtat devijimit të dialogut mes dy vendeve”, u shpreh ndër të tjera, studiuesi Florian Çulhaj.