18 të plagosur nga shpërthimi i një restoranti në Filipine, dyshohet për…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 20:08
Të paktën 18 persona mbetën të plagosur nga një shpërthim në një restorant në ishullin Filipine Mindoro.
Mediat e huaja shkruajnë se katër punëtorë të lokalit kanë pësuar djegie të shkallës së tretë, 14 të lënduarit e tjerë janë në gjendej më të mirë shëndetësore.
Shkak u shpërthimit dyshohet të jetë bërë një rrjedhje gazim, i cili shkatërroi pothuajse plotësisht edhe restorantin korean që ndodhej brenda qendrës tregtare Xentro në qytetin Calapan.
Sipas autoriteteve filipinase, vala goditëse theu xhamat e dyqaneve fqinje dhe 13 automjete të parkuara.


