“E dashuroj si njeri...”/ U njohën 16 vite më parë, por çifti i njohur ra në dashuri vetëm tani  

Ylli i kinemasë italiane, Monica Bellucci, ka konfirmuar lidhjen e saj me regjisorin e njohur, Tim Burton.

Në një intervistë për “Elle France”, aktorja e famshme ka pranuar hapur se e dashuron 64-vjeçarin amerikan.

“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”- tha 58-vjeçarja.

Madje, çifti do të bashkëpunojë në projektin filmit të Tim Burton, “Beetlejuice 2”, ku Monica do të interpretojë.

Megjithëse ishin takuar 16 vite më parë, ndjenjat e tyre lindën vetëm tani. Ata nisën të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar.