Në Suedi, për Bajram digjet Kurani, policia mori masa për të mos lejuar përplasje me besimtarët

Një irakian u lejua në grisë dhe djegë një Kuran, pranë xhamisë kryesore në Stokholm të Suedisë në dy të mbi 200 besimtarëve.

Veprim u realizua pasi policia e Suedisë mori masa për të mos lejuar përplasje me besimtarët myslimanë pikërisht ditën e Kurban Bajramit.

Një nga dy personat që morën pjesë në këtë akt është Salëan Momika, i cili në një intervistë të fundit ka deklaruar se është një refugjat irakian që kërkon të ndalojë Kuranin.

Për ngjarjen ka reaguar dhe Imam Mahmud Khalfi I cili shprehet se policisë iu kërkua që minimalisht veprimin ta zhvendosnin diku tjetër, por edhe kjo u mohua.

Mediat shkruajnë se xhaminë në festimet e bajramit e vizitojnë deri në 10 mijë persona.

Menjëherë pas grisjes dhe vënies së zjarrit të librit të shenjtë, autorët janë vënë nën akuzë prej autoriteteve me motivacionin për agjitacion kundër një grupi etnik apo kombëtar.

Në fakt çështja ka kaluar edhe përmes një kalvari gjyqësor.

Autori kishte kërkuar edhe disa muaj më parë të kryente këtë veprim, por forcat e rendit e kishin kundërshtuar. Ai e paraqiti çështjen në sistemin e drejtësisë nën argumentin e lirisë së shprehjes, duke vijuar më pas me aktin ekstrem.

Tashmë ngjarja ka ngjallur edhe debate të mëdha si dhe sjelljen në vëmendje së Turqia mund të ndalojë anëtarësimin e Suedisë në NATO veprim që e ka realizuar edhe pak muaj më parë.

Ankaraja e ka bërë reagimin e parë përmes Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan i cili e dënoi aktin dhe në një postim në Twitter e quan të papranueshëm lajmin e demonstrimeve të tilla anti islame në emër të lirisë së shprehjes.