“Jetë të gjatë e të lumtur profesor!”, Begaj uron akademikun Rexhep Qosja për ditëlindje: Një pasuri kombëtare e mendimit!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar akademikun Rexhep Qosja me rastin e 87-vjetorit të lindjes. Begaj shkruan se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit.

“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!

Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.

Jetë të gjatë e të lumtur profesor!”, shkruan Begaj.

“Jetë të gjatë e të lumtur profesor!”, Begaj