Çfarë ha që je në superformë? Elvana Gjata tregon sekretin në Podcastin e Ramës

E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata, artistja shqiptare e cila foli jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme, por edhe jetën personale.

Kryeministri Rama e pyeti me kuriozitet se çfarë konsumon Elvana Gjata, e njohur gjithmonë për linjat e saj perfekte.

Edi Rama: Me idenë që do përgjigjesh se s’ke ku shkon. Çfarë ha ti që je në superformë dhe që merresh me sport, merresh me joga, merresh me pilates. Këto i dinë këta që të ndjekin, por a ka ndonjë metodë të re që ta ndash me të gjithë ata që vuajnë  dhe që të jenë në të njëjtën formë si ti?

Elvana Gjata: Të të them barbunjat e babit tim, s’e them dot. S’e di sa mund ta praktikojnë të gjithë në shtëpi. Se ky është sekreti im. Të ushqyerit nga babi. Babi më ndihmon dhe babi gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë kështu që ..

Edi Rama: Po 10 % çfarë është?

Elvana Gjata: Konsiston në pak peshk.

Artistja tregoi se ushtrohet për 1 orë e gjysme në 5 ditë të javës dhe është tepër aktive në sport.