Grabiten me armë 40 mijë euro në një pikë transfertash parash në Tiranë (Pamje)

Ky është momenti kur një person i paidentifikuar futet brenda një pike të këmbimit valuator në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga pamjet duket qartë që i riu mban një kapele dhe një maskë kirurgjikale.
Qetësisht hyn në ambientin e biznesit dhe në të njëjtën formë vijon rrugën teksa e gjen të hapur derën ku qëndrojnë dy arkëtaret.

Punonjëset duken të surprizuara vetëm kur kanë parë prezencën e një personi të tretë, teksa ky i fundit i kërcënon edhe me pistoletën që e nxjerr nga çanta që kishte me vete.

Në një moment duket se shtyn një prej vajzave teksa merr paratë dhe i fut në çantën e tij.

I vetmi moment kur nxiton është kur largohet për të dalë nga pika e këmbimit ku merr biçikletën për të ikur pa shumë gjurmë.

Dy vajzat që punonjënë pranë kësaj pikë të cilët sapo kishin hapur dyqanin ka dhënë shpjegime të tyre por pa ndihmuar shumë grupin e hetimit. Mësohet se i riu ka mundur të marrë rreth 40 mijë euro, ndërsa policia ka ofruar 5 mijë euro për këdo që do të japë informacion

Grabiten me armë 40 mijë euro në një pikë transfertash
Foto nga vendi i ngjarjes