Premiera e Tom Cruise: Filmi i 7 i serisë së agjentit special, premierë në Londër

Aktori i njohur 56-vjeçari, Tom Cruise shfaqi në Londër premierën e filmit “Mission: Impossible 7. Yjet parakaluan në tapetin e kuq, për të prezantuar filmin e ri që në kinema do të shfaqet prej 10 korrikut

Agjenti i famshëm special Ethan Hunt u rikthye në ekran. Filmi i fundit 'Mission Impossible' "Dead Reckoning Part One" pati premierën e tij në Londër.

Tom Cruise dhe yjet e tjerë të filmit të ri, parakaluan në tapetin e kuq.

Filmi është drejtuar dhe bashkëshkruar nga Christopher McQuarrie dhe prodhuar nga Cruise.

Aktori i njohur ribashkohet me agjentët e tij të tjerë që luhen nga aktorët e tjerë, Simon Pegg, Ving Rhames dhe Rebecca Ferguson, ndërsa ata përballen me një kundërshtar të ri.

56-vjeçari realizon disa nga skenat të rrezikshme duke përfshirë hipjen në një motoçikletë nga një shkëmb mali, rënie e lirë dhe zbritje me parashutë.

Filmi “Mission: Impossible” u vonuan për shkak të pandemisë Covid-19. Duke folur në premierën e filmit në Londër, Cruise tha për median Sky Neës: Unë nuk marr asgjë si të mirëqenë kur bëj këta filma, veçanërisht me atë periudhë kohore, thjesht jam shumë krenar për atë që bëmë të gjithë së bashku.

“Mission: Impossible 7” ishte planifikuar të debutonte në kinema në Shtator 2022, e ndjekur nga “Mission: Impossible 8” në Korrik 2023. “Mission: Impossible Dead Reckoning” do të dalë në kinema më 10 Korrik.