Humbi jetën në nëndetësen Titan, familja e eksploratorit: Ai jetoi jetën për aventurën e radhës
Familja e Hamish Harding e kujton eksploruesin miliarder britanik si “një baba të përkushtuar” që “jetoi jetën e tij për familjen, biznesin e tij dhe për aventurën e radhës”.
“Hamish Harding ishte një burrë i dashur për gruan e tij dhe një baba i përkushtuar për dy djemtë e tij, të cilët i donte shumë”, tha familja e tij në një deklaratë të lëshuar nga kompania e tij Action Aviation.
“Ai ishte i veçantë dhe ne e adhuronim atë. Ai ishte një eksplorues i pasionuar, pavarësisht nga terreni, i cili jetoi jetën e tij për familjen e tij, biznesin e tij dhe për aventurën e ardhshme. Ajo që ai arriti gjatë jetës së tij ishte vërtet e jashtëzakonshme dhe nëse ne mund të marrim ndonjë ngushëllim të vogël nga kjo tragjedi, është se e humbëm duke bërë atë që donte”, shprehej në mesazhin e saj familja e Hamish Harding.
“Ai do të lërë një boshllëk në jetën tonë që nuk mund të plotësohet kurrë”.
58-vjeçari drejtonte Action Aviation, një përfaqësi private avionësh me bazë në Dubai. Ai kishte përfunduar disa bëma eksplorimi, duke përfshirë vizitën disa herë në Polin e Jugut dhe fluturimin në hapësirë në vitin 2022.



