BE shton 87 subjekte në listën e sanksioneve kundër Rusisë
Këshilli i BE-së ka shtuar 87 subjekte të tjera në listën e atyre që mbështesin drejtpërdrejt operacionin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën kundër Ukrainës, sipas një njoftimi zyrtar të BE-së për miratimin e paketës së njëmbëdhjetë të sanksioneve, që synon forcimin e masave të vendosura tashmë dhe shmangien e evazionit të tyre.
Lista përfshin katër entitete iraniane që prodhojnë dronë dhe furnizojnë Rusinë, entitete të tjera të vendeve të treta të përfshira në anashkalimin e kufizimeve tregtare dhe disa entitete ruse të përfshira në zhvillimin, prodhimin dhe furnizimin e komponentëve elektronikë për ushtrinë ruse.
Lufta kundër fushatës së manipulimit mediatik, pezullimi i licensave të transmetimit shtrihet edhe në pesë media të tjera si Rt Balkan, Oriental Review, Tsargrad, New Eastern Outlook dhe Katehon.

