Profesionistët po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale! “BILD” shkurton 200 vende pune

Gazeta më e madhe në Evropë në tirazh, Bild planifikon të zëvendësojë redaktorët me programe të inteligjencës artificiale për të kursyer 100 milionë euro.

Përveç lëvizjes, e cila do të shkurtojë një numër të madh vendesh pune, gazeta po riorganizon gazetat e saj rajonale, një lëvizje që do të çojë në qindra largime të tjera.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se gazeta “Bild”, e cila është pjesë e medias Axel Springer në Gjermani, po përgatitet për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe për këtë arsye mund të shkurtojë rreth 20% të vendeve të punës.

Axel Springer, e cila boton gazetën ditore më të shitur në Gjermani, u tha punonjësve në një email të martën se gazeta do të shkurtonte gjashtë nga 18 botimet e saj rajonale dhe do të mbyllte dy të tretat e zyrave të saj rajonale.

“Kompania planifikon të prodhojë gazetat rajonale të Bild dhe të menaxhojë reporterët e saj rajonalë nga Berlini në të ardhmen”- thuhej në emailin zyrtar.

Po ashtu, ai parashikoi se AI do të jetë më i mirë në mbledhjen e informacionit sesa gazetarët (njerëzit) megjithëse gazetaria investigative dhe komenti origjinal do të mbijetojnë