Biden ngre alarmin: Sistemet e inteligjencës artificiale duhet të jenë më të sigurta, rritje të kontrollit dhe ndëshkime për…
Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu mendimet e tij në lidhje me këtë çështje gjatë një takimi në San Francisko, Kaliforni, më 20 qershor.
Ai tha se ka nevojë të mbahen gjurmët e teknologjive të ndryshme të AI përpara se t’i lansojnë ato në publik. Siguria kombëtare është parësore dhe më e rëndësishmja pasi është përgjegjëse edhe për qytetarin në të.
“Administrata ime është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e amerikanëve duke mbrojtur privatësinë, për të adresuar paragjykimet dhe dezinformatat, për t’u siguruar që sistemet e AI janë të sigurta përpara se të lëshohen”, tha Biden, duke shtuar se ai ka vendosur të flasë me ekspertët lidhur me këtë çështje për një kuptim më të mirë.
Biden ishte takuar më parë me CEO të Microsoft dhe Google në lidhje me rreziqet dhe shqetësimet rreth AI në Shtëpinë e Bardhë, gjë që tërhoqi vëmendjen e qeverive dhe ligjvënësve në mbarë botën.


