Gjermania dënon "gruan e ISIS" që rrëmbeu e përdori si skllave të renë, detyroi bashkëshortin ta përdhunonte

Një 37-vjeçare gjermane, e identifikuar, është dënuar me nëntë vite burg nga drejtësia gjermane për mbajtjen e një gruaje jazide si skllave. Ky është vendimi I dytë për raste të ngjashme, të cilat trajtohen edhe si krime kundër njerëzimit

Një grua gjermane që iu bashkua grupit të Shtetit Islamik (IS) është dënuar me nëntë vjet burg për krime, duke përfshirë dhe akuzën për mbajtjen e një gruaje jazide si skllave, krime kundër njerëzimit dhe anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste.

Gjykata e Lartë Rajonale e Koblenz-it, zbuloi detaje rreth akuzave të ndritura ndaj të pandehurës, për të cilën u konstatua se kishte abuzuar me një 22-vjeçare, për tre vjet gjatë kohës së qëndrimit të saj me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, duke e detyruar atë të ishte një skllave.

Gjithashtu u zbulua se ajo e kishte inkurajuar burrin e saj të përdhunonte dhe rrihte gruan.

Vajza ishte rrëmbyer nga anëtarët e ISIS në vitin 2014, pasi grupi ekstremist sulmoi fshatin e saj të lindjes në rajonin Sinjar irakian.

Për ketë prokurorët u shprehën se e gjithë kjo i shërbeu qëllimit për tja zhdukur besimin Yazid.

Mijëra burra dhe djem mbi moshën 12 vjeçare u vranë menjëherë pasi iu dha ultimatumi që të konvertoheshin në myslimanë. Rreth 7000 gra dhe vajza u skllavëruan dhe iu nënshtruan abuzimeve brutale.

Në mars 2019, Nadine K dhe familja e saj u kapën nga forcat kurde në Siri. Ajo u arrestua vitin e kaluar e më pas u riatdhesua në Gjermani.

Kohët e fundit ka pasur një numër gjyqesh në Gjermani që përfshijnë ish-anëtarë të ISIS-it të akuzuar për vrasjen ose abuzimin e Yazidëve.

Në tjetër rast është dhe ai I vitit 2021 kur një tjetër grua u burgos për 10 vjet për vrasjen e një vajze jazide që ajo dhe burri i saj kishin blerë si skllave.
Një muaj më vonë, një gjykatë gjermane nxori vendimin e parë në mbarë botën që njihte si gjenocid krimet nga IS kundër popullit jezidi.