Ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës: Bandat kriminale serbe dhe loja e fuqive të mëdha, shkaktarë për tensionet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 11:57
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Selam Shkodra ka deklaruar sot se shkaktarë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës janë bandat kriminale serbe dhe loja e fuqive të mëdha.
"Edhe sot, shkaktar i çdo gjëje që po shkon kaq keq në veri të vendit është guximi i pakufishëm i bandave të strukturuara kiminale serbe atje të cilat kanë krijuar një oazë të krimit duke konsoliduar pushtetin e tyre në kohën e administrimit të dobët të UNMIKUT, shto këtu edhe lojen e disa fuqive të mëdha që po luajn lojra në mbrapa skenë," tha ai.