Mitsotakis: Shtyllat kryesore të politikës sonë të jashtme nuk do të ndryshojnë

Çështja e migrantëve është një problem jashtëzakonisht kompleks. Evropa ka ndryshuar politikën dhe ka pranuar se nuk mund të ketë një politikë azili, pa mbrojtjen e kufijve të jashtëm.

Hapat e ndërmarrë duket se janë më afër qëndrimeve të vendit tonë, tha lideri i Demokracisë së Re (ND), Kyriakos Mitsotakis, duke iu referuar mbytjes së anijes me migrantë në Pylos.

I pyetur për një takim të mundshëm me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan, Mitsotakis tha se takimi me Erdoganin nuk duhet të jetë lajm i veçantë.

Ai e konsideroi takimin e planifikuar me Erdogan në Vilnius, si nje zhvillim pozitiv,  duke pasur parasysh se Erdogan i kishte refuzuar takimet në të kaluarën.

Ai tha gjithashtu se shtyllat kryesore të politikës së jashtme greke nuk do të ndryshojnë.

“Vendi ynë forcon pozicionin e tij si faktor stabiliteti në rajon, ndërton aleanca me vende të reja dhe vazhdon të investojë një pjesë të pasurisë për mbrojtjen e tij. Unë nuk do t’i them Erdogan se çfarë duhet të bëjë me Forcat e Armatosura të tij dhe është e drejta jonë e pamohueshme të forcojmë Forcat e Armatosura greke”, theksoi Mitsotakis.