Arrestimi në Leposaviç, reagon zyrtari serb: Nuk kishte asnjë faj, u prangos nga policë civilë të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2023, 11:44
Zyrtari serb, Petar Petkoviç ka deklaruar se serbi i arrestuar nuk është kriminel, por një djalosh ‘që nuk kishte asnjë faj’.
“UV është arrestuar kur ka shkuar në punë mëngjesin e sotëm. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë me rroba civile kur e kanë arrestuar”, ka thënë Petkoviç.
Më herët Policia e Kosovës konfirmoi arrestimin e një shtetasi serb që dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj gazetareve më 16 qershor.
Zyra e udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviç ka deklaruar se Kurti nuk ka asnjë provë, dhe se serbët po arrestohen, por nga ana e ndërkombëtarëve nuk ka asnjë reagim.


