Hedhja në erë e digës në Ukrainë, NYT: Kemi prova të forta se u shpërthye me mina nga Rusia
Dy javë pas shpërthimit të digës në Ukrainë, ekspertët kanë akuzuar Rusinë për sulmin. Ne York Times shkruan se ka prova të forta se bëhet fjalë për shpërthim të minave dhe se ngjarja nuk ka të bëjë me amortizimin apo për problemet në ndërtimin e saj.
Si pasojë e shembjes në 6 qershor deri më tani kanë humbur jetën 45 persona. Po ashtu 3 mije e 614 të tjerë janë evakuuar mes tyre 474 fëmijë dhe 80 persona me aftesi te kufizuara.
Ndërkaq mediat ndërkombëtare shprehen se kundërsulmi i kievit për të ccliruar zonat e pushtuara po vijon, edhe pse jo me shpejtësinë e parashikuara. Bëhet e ditur se zonat e rikuperuara nuk janë të mëdha. Këtë të diel ushtria e ukrainës shprehet se ka realizuar me sukses sulmin ndaj një baze ushtarake të kundërshtarëve. Depo e municioneve pretendohet se është shkatërruar në Kherson ashtu si dhe disa objektiva të tjera.
Por në sulmet e realizuara prej Rusisë thuhet se janë vrarë dy persona që ishin angazhuar si vullnetarë në shpërndarjen e ushqimeve
Kjo situatë pritet të jetë edhe temë e diskutimeve që sekretarit amerikan i shtetit do të zhvillojë me autoritetet më të larta në kinë. Agresioni që ka nisur prej më shumë se një viti më parë pritet të jetë pjesë e diskutimeve të nivelit të lartë.
