Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familje në Britani, policia dyshon se është incident, pritet autopsia e trupave
Një tragjedi ka tronditur qytetin Hanzlou (Hounsloë) në Londër. Prindërit dhe 2 fëmijet e tyre u gjetën të vdekur në banesën e tyre, teksa shkaqet mbeten të paqarta. Do të jetë autopsia e trupave ajo që do të zbardhë të vërtetën.
Katër anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në banesën e tyre, në Hounslow në Londër.
Viktimat janë Burrë e grua rreth të 30-ave, së bashku me vajzën 11 vjeçare dhe djalin 3 vjeç.
Policia dyshon për një incident, por shkaqet ende nuk janë përcaktuar, pasi hetimet janë në fazën e parë.
Një zyrtar i policisë tha se po zhvillohen hetime urgjente.
Janë katër anëtarë të së njëjtës familje - megjithatë, hetimet urgjente janë duke vazhduar për të gjetur dhe informuar të afërmit e tyre dhe do të ishte e papërshtatshme që unë t'i publikoja emrat e tyre në këtë moment, deklaroi ai.
Autopsia e trupave do të ndihmojë po ashtu në zbardhjen e së vërtetës.
Policia mbërriti në vendngjarje vetëm pas një telefonate, ku një person shprehte shqetësim për kontaktin me familjen në fjalë.
Deri më tani asnjë person nuk është shpaluur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen e tmerrshme, ndërsa forcat e sigurisë dhe rendit bënë thirrje që të bëhet kujdes në publikimin e emrave të viktimave, e sidomos të të miturve.
Sipas fqinjëve viktimat nuk ishin njerëz konfliktual dhe se gëzonin mardhënie të mira me të gjithë.