Disa ligje të çuditshme që aplikohen në shtete të ndryshme të botës!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2023, 22:59
Në Zvicër është e ndaluar të shkarkosh tualetin pas orë 10 të natës nëse jeton në pallat.
Është kundër ligjit të përtypësh çamçakëz në Singapor.
Në Suedi është e jashtëligjshme të lyesh shtëpinë pa një leje të posaçme.
Në Zvicër sërish është e ndaluar të lash makinën të dielave.
Është e paligjshme të ushqesh pëllumbat në Venecia të Italisë.
Janë rreptësisht të ndaluara selfie-t me statujën e Budës në Sri Lanka.
Është e paligjshme të mbash maskë në publik në Danimarkë.
Nuk lejohet të fluturosh një balonë në Victoria, Australi.
Është e paligjshme që burrat të dalin në publik pa bluzë në Barcelonë, Spanjë.