Bisedat mes Kadaresë dhe Ukshin Hotit, Komuna e Rahovicës i jep dekoratën gjigantit të letrave shqipe
Në nder të filozofit dhe shkrimtarit Ukshin Hoti, komuna e Rahovecit ka zhvilluar një ceremoni të veçantë.
Pjesëmarrësit sollin në vëmendje aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, dënimin në vitin 1994 dhe zhdukjen pa gjurmë pikërisht ditën kur përfundonte dënimin në 16 maj të vitit 1999.
Komuna e Rahovecit ftoi në aktivitet dhe shkrimtarin e madh shqiptar ismail kadare të cilit iu dha dekoratën “Ukshin Hoti. Kryetari i Komunës ndër të tjra solli në vëmendje komunikimin që mbanin dy personalitetet shqiptare.
“Pikëpamjet e profesorit Ukshin Hoti për zgjidhjen e çështjes shqiptare mbeten aktuale sepse vizioni i tij për këtë popull evropian vazhdon të mbetet avangardë e mendimit politik në kontekstin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe këtu qëndron dallimi ndërmjet Ukshin Hotit dhe shumë veprimtarëve politikë te ne....Ismail Kadare ndër të tjera do të shkruaj “njerëzit e zot janë princat e vërtet të një kombin, për fat të keq princat goditet shpesh në mënyrë të vdekshme. Këto dhe kontributet tjera të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, më kanë shtyrë që të propozoj ndarjen e dekoratës “Ukshin Hoti, dekorata më e lartë që e jep Komuna e Rahovecit, " tha ajo.
Dekoratën e tërhoqi bashkëshortja e Ismaili Kadaresë, e cila theksoi se Hoti ishte njeri që besoi dhe luftoi për ide.
“Ndjeja një tronditje të thellë gjatë kohës kur kaloja për të daktilografuar fletët me pyetjet plot mendime që ai ia dërgonte Ismailit gjatë kohës që shkruanin së bashku bashkëbisedimin midis hekurave kur ai ishte në burg. Mendoja se si ndodhte që ky njëri me këto ide kaq të mëdha që i duhej Kosovës ndodhej prapa hekurave. I ndiqnim me ankth së bashku me Ismailin përgjigjen dhe pyetjet që shkronin ata dhe që nuk dinim asnjëherë që do të arrinin deri në burg kur ai do t’i merte dhe do t’i lexonte, dhe fakti është që u bë," tha ajo.
Ajo shtoi se gjithë veprimtaria e Ukshin Hoti janë një testament i rëndësishëm mbi të cilin duhet të vijojë puna për Kosovën demokratike që sheh drejt Evropës.
“Populli i Kosovës niset nga besimi se është populli i Evropës, njëri ndër më të vjetrit dhe se parimet që do të vlenin për të tjetër, do të duhej që të vlenin edhe për të. Ky besim i Ukshin Hotit tek Evropa, është një besim që nuk duhet të humb tek të gjithë në Kosovë për të kthyer këtë popull me fat jo të lehtë te rrënjët e tij evropiane," tha ajo.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosovës iu është imponuar lufta dhe shumica e këtyre plagëve nuk njihen nga aleatët. Ai shtoi se në Kosovë duhet të gjendet fuqia e pajtimit por pa harruar.