Mbreti Charles lll feston ditëlindjen zyrtare, zhvillohet ceremonia mbretërore Trooping The Colour
Për herë të parë që kur u ul në karrigen mbretërore mbreti Charles lll festoi ditëlindjen e dytë të tij. Ceremonia ka në qendër spektaklin tradicional të ushtrisë e cila mblodhi qindra qytetarë në qendër të Londrës.
Mbreti Charles III ka zhvilluar ceremoninë e përvitshme Trooping The Colour, që njihet si ditëlindja zyrtare e çdo sovrani britanik prej 260 vitesh.
Ceremonia përmbush një ndër benefitet e Mbretit, të paturit dy ditëlindje.
Charles lll e zhvillon këtë festë për herë të parë që kur u ul në karrigen mbretërore.
Spektakli tradicional i ushtrisë është elementi kryesor në ditarin mbretëror duke tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve në qendër të Londrës.
Mbreti iu bashkua 1500 ushtarëve, 300 kuajve dhe qindra muzikantëve nga Pallati Buckingham deri në Paradën e Gardës së Kuajve në St James's Park për t’iu bashkuar anëtarëve të tjerë të familjes.
Me flamuj të Unionit në duar qytetarët u mblodhën jashtë rezidencës mbretërore.
Përcollën me brohoritje familjen mbretërore.
Ata shkojnë në Pallatin Buckingham pasi festa nuk mbaron me kaq.
Rreth 70 avionë nga Marina Mbretërore, Ushtria Britanike dhe Forcat Ajrore ngrihen në qiell nga 15 vende rreth Mbretërisë së Bashkuar për tu mbledhur mbi kryeqytetin britanik, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Përshëndetja e parë me 41 armë në Green Park dhe më pas përshëndetja e dytë ne 62 të tilla nga Kulla e Londrës janë pjesë e protokollit ceremonial.