Mbytja e anijes në brigjet greke, kancelari gjerman: Masat europiane të domosdoshme që emigrantët të mos zgjedhin këtë rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2023, 17:04
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në brigjet greke ku humbën jetën 79 emigrantë pas mbytjes së anijes.
Scholz ka theksuar se duhet bërë çdo përpjekje e mundshme që qytetarët ta mos zgjedhin më këto rrugë të rrezikshme.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Fesser u shprehet e bindur se Gjermania do të mbështesë vendet anëtare të BE dhe se do të punojë me aleatët që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

