Të gjitha botët e Xhina Lolobrixhidës
"Dua të kujtohem së pari si artiste, pse jo, e më pas si aktore", deklaronte sa ishte në jetë ikona e kinematografisë italiane Gina Lollobrigida që më janar të këtij vit u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare.
Ministria Italiane e Kulturës nderon kujtimin e saj me një eskpozitë unuke në një nga ndërtesat më të bukura të Romës, Palazzo Pioli në hije të sheshit Fontana di Trevi.
Është një tribut dedikuar karrierës e talentit të një prej artisteve më të mira të kinemasë italiane, ideuar nga Nën sekretarja e qeverisë italiane, Lucia Borgonzoni e nga Drjtoresha e shtëpisë së kinematografisë italiane Cinecitta, e cila ka vënë në dispozicion arkivin Luce me fotografi e video që kujtojnë Xhinën e madhe botët e saj.
"Të gjitha botët e Xhinës" titullohet kjo ekspozitë e është një homazh ndaj Lollobrigida-s aktore, skulptore, fotografe e udhëtare.
"Gina është një simbol i emancipimit e aftësisë së grua. Përmes artit ka ditur të përformoj duke dhuruar jetë të reja në figurën e saj artistike. Përmes artit figurativ arrit një kalibër artistik të pa imagjinuar nga asnjë yll ndërkombëtar filmi dhe e para në stilin e saj", u shpreh në inaugurimin e ekspozitës Nën Sekratarja Borgonzoni.
"Të gjitha botët e Xhinës" përmban 120 fotografi, dy fustane origjinale të saj realizuar enkas nga shtëpia e modës Gattinoni, dy komplete veshje marrë nga filmat "Gruaja më e bukur në botë" e " Venera Imperiale" si dhe disa bizhuteri personale kaq të adhurueshme nga diva italiane.
Në ambientet e kësaj ekspozite vizituesit mund të shijojnë dhe video nga jeta private e pjesë nga filmat e njohur ku ajo ka qenë protagoniste.
Një nga botët e Gina Lollobrugida është pasioni i saj për fotografinë e gjen aty fotografi të Indira Gandhi, Fidel Castro, Henry Kissinger, Maria Callas, Liza Minnelli, realizuar nga vetë ajo.
Ndërsa në vitet e fundit të jetës u dedikua pasionit të skulpturës me objekte të artit të saj realizuar në mermer e bronz.
Gina Lollobrigida nuk ishte vetëm ikonë e kinematografisë italiane por dhe e magjisë hollywoodiane. Gjatë karrierës së saj recitoi pranë aktorëve të mëdhenj si Anthony Quinn, John Huston e Robert Siodmak, Marcello Mastroianni a Yul Brynner, da Sean Connery e Rock Hudson a Gérard Philip, Burt Lancaster, Frank Sinatra e ka realizuar mbi 60 filma të sukseshëm.
Gina Lollobrigida ka fituar 1 Golden Globe, 6 cmime Davide Donatello, 2 Nastri d'Argendo, 1 cmim në Festivalin e Berlinit , 1 nomination Bafta e 1 nomination Golden Globe.
Në ceremoninë e Oscar 2023, Lenny Kravitz i dedikoj një homazh në piano divës së kinematografisë botërore. Botët e Xhinas, janë një kujtesë e gati 1 shekulli histori jo vetëm e jetës së kësaj artiste por dhe e kinemasë botërore.
