Zelensky: Të fala Putinit, kundërofensiva ka nisur. Rusia ska shumë kohë
Nisja e kundërofensivës së Ukrainës ndaj pushtimit rus u konfirmua nga Presidenti Zelensky edhe pse ai nuk dha shumë detaje për operacionet. në krah të kryeministrit Kanadez, presidenti Ukrainës tha se Rusisë nuk i ka mbetur shumë kohë, ndërsa shtoi se këtë duhet tja Thonë edhe kreut të Kremlinit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky konfirmoi se kundërofensiva e shumëpritur kundër Rusisë ka nisur
“Po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse”, tha ai.
Por Presidenti Ukrainas tha se nuk mund të japë shumë detaje
Deklarata erdhi pas një përshkallëzimi të luftimeve në jug dhe lindje të Ukrainës dhe spekulimeve mbi përparimin e operacioneve
Trupat ukrainase raportohet se kanë avancuar në lindje pranë Bakhmut dhe në jug pranë Zaporizhzhia, dhe se kanë kryer sulme ndaj objektivave rusë
Por vlerësimi i realitetit në vijën e parë është i vështirë, pasi dy palët ndërluftuese që paraqesin narrativa të kundërta: Ukraina pretendon përparim ndërsa Rusia thotë se po lufton sulmet.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një video-intervistë të publikuar të premten se forcat ukrainase me siguri kishin filluar ofensivën e tyre, por se përpjekjet për përparime kishin dështuar me viktima të rënda.
Duke folur në Kiev të shtunën pas bisedimeve me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Zelensky i përshkroi fjalët e liderit rus si "interesante".
Duke ngritur supet, vetullat dhe duke u shtirur se nuk e dinte se kush ishte Putin, Zelensky tha se ishte e rëndësishme që Rusia të ndjente se "nuk i ka mbetur shumë kohë".
Ai tha gjithashtu se komandantët ushtarakë të Ukrainës ishin në një humor pozitiv, duke shtuar: "Thuajani këtë Putinit".
Duke analizuar kundërsulmin e Ukrainës kundër Rusisë Trudeau njoftoi 500 milionë dollarë kanadezë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar pas bisedimeve thuhej se Kanadaja mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO "sapo ta lejojnë kushtet", duke shtuar se çështja do të diskutohej në Samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani, në korrik.
Avancimi i Ukrainës në Zaporizhzhia mund të pengohet nga përmbytjet e mëdha në jug të vendit pasi diga Nova Khakovka u shkatërrua javën e kaluar.
Rreth 596 km katrorë janë ende nën ujë, ndërsa presidenti Zelensky tha se 3,000 njerëz janë evakuuar nga rajonet e përmbytura
NATO dhe ushtria e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për hedhjen në erë të digës, ndërsa Moska ka fajësuar Kievin.