"Akuzat qesharake", Trump: Ndër abuzimet e tmerrshme të pushtetit në SHBA

Të pabaza dhe qesharake i ka quajtur ish presidenti amerikan Donald Trump akuzat e ngritura ndaj tij për mbajtjen e dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe publikimin e tyre.

"Akuza qesharake dhe të pabaza ndaj meje nga Departamenti i armatosur i Padrejtësisë së administratës Biden. Do të jetë ndër abuzimet më të tmerrshme të pushtetit në historinë e vendit tonë. Shumë njerëz e kanë thënë këtë, madje edhe demokratët. Ky persekutim i egër është një shpërfytyrim i drejtësisë," tha ai.

Deklarat i bëri përpara mbështetësve të tij gjatë dy konventave të Partisë Republikane, ku siç shkruajnë mediat ndërkombëtare ish kreu i shtëpisë së bardhë dukej shumë i qetë.

Trump ka theksuar se asgjë nuk do ta ndalojë në përpjekjen për të rimarrë postin presidencial. Madje, sipas tij as burgu.

Si me më shumë përkrahje në rradhët e republikanëve në sallën e konferencave nuk munguan duartrokitjet as për deklratat e guximshme të Trump kur tha se është i vetmi kandidat që mund të parandalojë Luftën e Tretë Botërore.

Trump është akuzuar për keqpërdorim të qindra dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë disa që kanë lidhje me sekretet bërthamore të SHBA-së dhe planet ushtarake.

Aktpadia do t’i paraqitet Trump në gjykatën federale të Miami në Florida.

Ai akuzohet se mbajti dosje në pronën e tij në Mar-a-Lago, se gënjeu hetuesit dhe u përpoq të pengonte hetimin.

Kjo është ndjekja e parë penale kundër një ish-presidenti amerikan i cili po garon sërish për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.