Takoi “fshehurazi” Bashën, Korreshi: Kërcënimet njerëzve tij të papranueshme, ai tha s’ka dorë
Deputeti demokrat Saimir Korreshi në dalje të Kuvendit ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një intervistë për “Ora News” tha se i ka kërkuar Bashës që të sqarojë pozicionin e tij në këtë përplasje, dhe lidhur me lidershipin e ri në PD ai tha se ky i fundit nuk duhet të vijë me zor apo imponim në krye të partisë. Po ashtu ai theksoi kërcënimet dhe ofendimet e mbështetësve të tij të papranueshme.
Korreshi: Na u duk sikur na zunë pritë në shtëpinë tonë. Të gjithë ata që ishin në mbështetje të Bashës nuk e kuptuam pse duhet të ishin prezent aty. I thash Bashës sot se duhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me atë ngjarje.
Nuk them se i ka dërguar ai, por na ishte krijuar një bindje se ky ishte rasti në gjaknxehtësi. Ai është distancuar personalisht dhe tha se nuk ka qenë pjesë e një gjëje të tillë. Ai është distancuar nga personat që kanë qenë atje.
