U kërcënuan nga militantët e tij, Basha takohet “fshehurazi” në Kuvend me deputetët e PD-së

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha në momentin që ka mbërritur në sallën e kuvendit ka shtrënguar duart me deputet Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin.

Këta të fundit u kërcënuan dhe u ofenduan nga militantët e Bashës në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Gazetari Isa Myzyraj ka mundur ta fotografojë takimin e tyre, ku më pas në ambientet e brendshme Basha i ka marr me vete deputetët për të biseduar rreth situatës ku i pranishëm ishte dhe Argi Agalliu.