Vasili: Komisioneri Informimit vetëm i shërben qeverisë, levë e shëmtuar e Rilindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2023, 13:57
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se Komisioneri i Informimit ka zero rol përveçse se i shërben pa fund qeverisë.
Vasili: Bllokimi me çdo mjet i informimit si sherbim per korrupsionin e qeverise. Komisioneri i informimit zero rol pervecse sherbim pa fund qeverise duke mos mbajtur asnje qendrim ndaj bllokimit te informimit nga qeveria.
Komisioneri reagoi vetem kunder opozites para 14 majit, s'levizi as gishtin per shperdorimin kriminal te te dhenave personale te qindra mijra shqiptareve nga rilindja ne pushtet. Keto nuk jane institucione te pavarura, por leva te shemtuara servile te rilindjes. Sot ne parlament per tja bere te ditur te gjithe shqiptareve keto te verteta!
