Festë me fëmijët e ushtarakëve/ Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, aktivitet me fëmijë e ushtarakëve dhe stafit
Fëmijë të ushtarakëve në misione paqeruajtës, fëmijë të shtëpisë së foshnjës dhe stafit të presidencës u bënë së bashku në një aktivitet festiv të organizuar nga Zonja e Parë. Aktiviteti festi pati moment argëtuese si dhe surpriza për fëmijët e ushtarakëve.
Presidenti Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë kaluan një mëngjes festis me fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse, me fëmijë të shtëpisë së foshnjës dhe fëmijët të stafit të Institucionet të Presidentit.
Aktiviteti me iniciativë të Zonjës së Parë, ishte i mbushur me aktivitet kulturore dhe dëfryese për fëmijët.
Gjatë fjalës së saj Zonja e Parë vuri theksin tek nevoja e që ka ccdo fëmijë për tu rritur në ambiente mbështetëse dhe motivuese
Zonja e Parë: “Ne, prindër dhe gjyshër, kemi një detyrë, të rrisim dhe edukojmë më të shtrenjtët tanë, duke u falur dashuri pa kufi, duke u dhënë mbështetjen e nevojshme dhe të duhur, duke u dhënë kurajo me duartrokitjet tona! Na takon ne të përcaktojmë familjen ku do të rriten fëmijët tanë, shoqërinë ku do të rriten ata! E kemi detyrë t’i bëjmë ata të ndihen gjithmonë të sigurtë në hapat e tyre, gjithmonë të mbrojtur,”
Zonja Begaj nënvizoi dhe rëndësinë e shkollimit tek fëmijët dhe të rinjtë.
Zonja e Parë: “Është detyrë e jona, e familjeve, e mësuesve, edukatoreve, institucioneve të ndryshme, t’i ushqejnë ata me dëshirën për t’u edukuar dhe shkolluar, për të qenë të lirë në mendime dhe veprimet e tyre, për të respektuar njëri-tjetrin dhe ne të rriturit. Për të dashur dhe respektuar atdheun e tyre. Fëmijët me ngjyrat e tyre, të lyejnë tablonë e jetës me optimizëm, e të sjëllin shpresën edhe përballë sfidës më të vështirë! Ata janë superheronjtë tanë.”
Aktiviteti kulmoi me një surprizë emocionuese, ku së bashku me Presidentin Begaj, fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse patën mundësinë të përshëndeteshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me baballarët e tyre.
Kreu i Shtetit falenderoi ushtarakët për kontributin dhe shprehu krenarinë për misionet e tyre, duke thënë se gjithçka që ata bëjnë, e bëjnë në emër të atdheut dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të të gjithë botës.


