Kremlini ndalon përdorimin e “Apple”, teoria konspirative e aleatit të Putinit: Prodhuesit punojnë me shërbimet sekrete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2023, 19:25
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka këshilluar poseduesit e celularëve inteligjentë që të tregojnë kujdes pasi, sipas tij, kompanitë prodhuese të tyre janë duke bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të vendeve përkatëse.
Të enjten, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte zbuluar një operacion të inteligjencës amerikane që përdorte një program virusi në pajisjet “Apple”.
Vetë kompania u përgjigj duke pretenduar se nuk po bashkëpunonte me inteligjencën amerikane.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov, duke komentuar situatën për mediat, theksoi se të gjithë punonjësve të Shtabit Presidencial u ndalohet përdorimi i iPhone për qëllime zyrtare.


