1000 ditë në dhomën e izolimit, kërkohet dalja nga qelia e iranian Vahid Afkari
Organizatat në mbrojte të të drejtave të njeriut po kërkojnë daljen nga qelia e izolimit të një 37 vjeçari Iranian. Sipas tyre qëndrimi prej 1000 ditësh atje është i padrejtë.
Ky 37 vjeçar po kalon ditën e 1000-të në dhomën e izolimit. Iraniani Vahid Afkari u arrestua gjatë protestave të 2018 në Iran kundër qeveritarëve të Republikës Islamike për shkak të rritjes së çmimeve dhe uljes së pagave.
Amnesty International, një organizatë në mbrojte të të drejtave të njeriut, po bën thirrje për lirimin e Vahid pasi sipas tyre është e rrallë që autoritetet të mbajnë dikë në një qeli izolimi për kaq gjatë.
Në atë kohë u burgosën edhe dy vëllezërit e tij. Ata u akuzuan për vrasjen e një oficeri sigurisë gjatë një demonstrate në provincën Fars.
Të tre i mohuan akuzat dhe thanë se ishin torturuar për të mbajtur përgjegjësi për një krim që nuk e kishin kryer. Megjithatë njëri nga vëllezërit nuk mundi ti shpëtojë ekzekutimit.
Navidi, më i riu, ishte i njohur për sportin e tij të mundjes ndaj kjo ngjarje sipas mediave ndërkombëtare shënoi dënimin më të ashpër të autoriteteve. Vëllai tjetër u lirua vitin e kaluar mes presionit ndërkombëtar.
BBC shkruan se ka verifikuar dhjetëra dokumente që tregojnë se vëllezërit Afkari u ankuan në organet e drejtësisë për torturimin e tyre për të rrëfyer një gënjeshtër gjatë qëndrimit në paraburgim. Një mesazh audio nga Navid u shpërnda në mediat sociale në gusht 2020.
Nuk ka asnjë copëz provë që vërteton se jam fajtor, e kuptoj se ata po kërkojnë një qafë për lakun e tyre, frazë kjo e cila u bë virale në rrjet.
Të njëjtin muaj Vahidi i cili ndodhet ende në ambientet e izolimit tha se u përpoq të kryente vetëvrasje për shkak të torturave fizike dhe psikologjike.
