“Mjeshtër e ndihmës mjeshtër” Dekorohen nga DHKZ 18 profesionistë nga “New Generation”
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë dekoroi me titujt “Mjeshtër dhe Ndihmës Mjeshtër” 18 profesionistë nga akademia e parukerisë dhe estetikës “New Generation”. Programi u realizua në partneritet me Dhomën e Zejeve të Gjermanisë.
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë vlerësoi me titujt “Mjeshtër” dhe Ndihmës Mjeshtër” 18 profesionistëve që vijnë nga Akademia Prestigjoze e Parukerisë dhe Estetikës “New Generation”.
Sekretari i Përgjithshëm, Koli Sinjari, theksoi se grupi iu nënshtrua testimeve në disa faza.
"Titulli ndihmësmjeshtër dhe mjeshtër janë tituj që jepen nga dhoma kombëtare e zejtarisë në bazë të ligjit të dhomës dhe kompetencave që ka dhoma prej 370 e ca orësh, kanë pjesën teorike dhe praktike dhe i nënshtrohen një provimi. Gjithashtu dhe ndihmësmjeshtrat i nënshtrohen një provimi pasi kanë bërë vitet e praktikës dhe teorike. Janë 4 kapituj," tha ai.
Ky program u realizua në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve Koblenz në Gjermani. Drejtuesja e Projekteve Ndërkombëtare, Constanze Kuesel shprehu dhe rëndësinë e këtij programi.
“Ju si profesionistë të vërtetë dini ta dalloni klientin tuaj nga forma e fytyrës. Dini të përcaktoni se cili model flokësh i shkon më shumë, cila ngjyrë, e kështu me radhë. Sot ju do tju jepet titulli i mjeshtrit i cili është shumë i veçantë dhe sigurisht një përfaqësues i aftesive tuaja profesionale, i cili përmbledh të gjitha dijet dhe njohuritë tuaja në këtë fushë,” tha ajo.
Paneli drejtues apeloi të rinjtë që të ushtrojnë karrierën e tyre në Shqipëri, ku ofrohen mundësi shumë të mira punësimi në profesionin e parukerisë dhe estetikës.