A ka fakte për vizitën e drejtueses së SHISH në Serbi? Berisha: Ajo zbuloi veten e saj…
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë jashtë Kuvendit u ndal sërish te rezultati i 14 majit.
Berisha në një komunikim me gazetarët, tha se rezultati në Kamëz ishte një farsë ndërsa paralajmëroi se ditën e nesërme pritet që të publikojnë fakte rreth farsës elektorale sic e cilësoi ai.
Më tej ai i bëri thirrje KQZ që të dorëzojë cdo dokument në lidhje me rezultatin e bashkisë Kamëz.
Berisha: I bëj thirrje KQZ që ne emer të transparencës të dorezojë cdo dokumentacion, që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore në Kamëz dhe pastaj në bashkitë e tjera. Ne disponojmë dokumenta të pakundershtueshme se farsa e votimit në bashkinë e Kamzës ka qenë kryekeput antikushtetuese.
Ka një urdher nga Edi Rama që të mos dorezoje dokunentet e kerkuara nga pala e interesuar. Duke filluar që neser, ato qe kemi do ia dorëzojmë medias. Ne nuk i njohim këto zgjedhje.
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse kishte fakte për vizitën e pretenduar të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni në Serbi.
Berisha: Fakti më i madh është reagimi i djeshëm, që më bindi mua se ajo vizitë ka ndodhur.
Mediat njoftuan se ka pasur një vizitë në Beograd, dirën e parë as Suela as SHISH nuk reagoi.
Ky nuk është një lajm që nuk mund të përgënjeshtrohej, ditën e tretë reagoi vetë Vlora Hyseni, ku kishte dhënë njoftimin se Berisha shpërndan Fake News, duke thënë se kishte 10 ditë në Beograd.
Ajo zbuloi veten e saj, e konfirmoi vetë me ato që kishte shpërndarë në mediat e kontrolluara prej saj.



