Mesazhi për ngjarjet në Kosovë, Djokovic rrezikon përjashtimin nga Roland Garros

"Kosova është zemra e Serbisë, ndalni dhunën", ky ishte mesazhi që Novak Djokovic shkruajti në fund të një ndeshjeje në Roland Garros, turneu i dytë grand slam i sezonit por kjo mund t'i kushtojë shumë tenistit serb. 

Organizatorët e këtij turneu i kanë ndalyar rreptësisht mesazhet polotike nga sportistët në fusha dhe tifozët  në shkallë dhe mesazhi i Djokovic në kamera mund të ndëshkohet me përjashtimin e serbit. 

Në konferencën e shtypit, Djokovic e justifikoi veprimin duke thënë:

"Si një figurë publike dhe si djali i një babai që ka lindur në Kosovë, e ndiej se duhet ta bëj një gjë të tillë. E ndiej se duhet të mbështes gjithë Serbinë". 

Mesazhi për ngjarjet në Kosovë, Djokovic rrezikon