KUJDES! PAMJE tronditëse nga përplasja e dhunshme në veri të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 20:16
Disa pjesëtarë të lënduar të KFOR-it janë parë në rrugë të Zveçanit pas ndërhyrjes për t’i shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri pasi paraprakisht i paralajmëroi, por ata nuk u bindën.
Gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime.
KFOR-i ka njoftuar se 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.
Radio Evropa e Lirë sjell pamje tronditëse nga përplasja e dhunshme.