"Tensionet përplasin Kurtin me Perëndimin", Krasniqi: "Gabimi" i Kosovës ishte se tentoi të zbatonte ligjin
Analisti Agim Krasniqi i ftuar në një intervistë për RTV Ora u shpreh se qeveria e Kosovës u përpoq të zbatonte ligjin në veri, në komunat me shumicë serbe çka solli përplasjet.
"Nuk di të them nëse ishte i nevojshëm por situata e çoi deri tek një tensionim për arsye se strukturat e komuniteit serb të organizuara penguan marrjen e detyrës së kryetarëve të komunave me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës gaboi sepse bëri përpjekje të zbatojë ligjin. Nëse ne themi që gaboi mendoj se nuk është gabim. Ndoshta do të duhej të sinkronizoheshin veprimet mes qeverisë dhe aletaëve tanë strategjike. Beosj se veprimet e qeverisë së Kosovës nuk kanë qënë individuale. Përderisa presidenca mbështeti vendimin e qeverisë së Kosovës mendoj se nuk ka diçka për tu kritikuar," tha ai.