A do të jetë opinioniste në edicionin e tretë? Ja si përgjigjet Zhaklin Lekatari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2023, 14:24
Gjatë edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania shumë e komentuar ka qenë dhe opinionistja e këtij formati, Zhaklin Lekatari.
Dhe kjo pikërisht prej disa prej deklaratave të saj në netët e spektaklit, por edhe për polemikat me disa nga protagonistët e BBV.
Tashmë kurioziteti për të parë nëse ajo do të vazhdojë të mbajë të njëjtin pozicion në edicionin e ardhshëm, mbetet i madh.
Ajo i është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale, dhe duket se edhe vetë ajo është e pavendosur për një hap të tillë duke qenë se këtë vit ka qenë shpesh në qendër të sulmeve të ashpra nga fansat e banorëve të BBV.
“Boh, ende se di”- shprehet ajo.



