Pjesë e "trekëndëshit" me Kristin e Zazën, Keisi flet pa dorashka: Nuk doja të dëgjoja çfarë kishte ndodhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2023, 21:46
Keisi Medini ishte sot e ftuar këtë puntatë në "Why Not" ku foli dhe për raportin e saj me Kristin dhe të dashurën e tij Zazën.
Ajo tha se i bëri përshtypje në fillim por u mësua dhe se kur doli nuk pati interes të shikonte se çfarë ishte bërë.
"Më bëri pak çudi në fillim por pastaj u mësova. Fare, unë asgjë nuk dija për atë. Të them të drjetën nuk i kam parë as komentet asgjë. Me të dëgjuar, çfarë më kanë thënë njerëzit e mi të afërt. As nuk dua ta diskutoj as kisha dëshirë të merrja vesh se çfarë bëhej," tha ajo.
