Keisi tregon synimin që kishte kur hyri në BBV: Dalja ime u prit shumë mirë, njerëzit nuk më urrejnë

Keisi Medini ishte sot e ftuar këtë puntatë në "Why Not" ku tregoi dhe mbi eksperiencën e saj në BBV.

Keisi tregoi se feedback-u që mori nga njerëzit kur doli ishte shumë i mirë dhe të gjithë e duan dhe e suportojnë.

Keisi Medini: Tani, kur hyra, synimi im ishte: Si do të hy me këmbët në tokë dhe trutë në vend po ashtu dhe dola. Si hyra dola. U prit shumë mirë dalja ime, nuk kam njerëz që më urrejnë. Pata pak njerëz, por feedback-u ishte shumë i mirë. Nga të vegjëlit tek të mëdhenjtë të gjithë më duan, më suportojnë, më respektojnë.

Roza Lati: Po këto gratë e lagjes çfarë thonë?

Ato vijnë më thonë: O sa e mirë je ti, ja një kështu si ty dua unë për djalin tim. Epo çfarë të bëj unë i them, s'janë të gjitha si unë.

Secili ka angazhimet e tij dhe unë po ashtu kam qënë e zënë, por me nja 2-3 veta po. Me Antonetën, e kam shumë shoqe. Dhe me të tjerë, me Fotininë, të gjithë pothuajse, me Kejvinën po ashtu.