Cristiano Ronaldo planifikon largimin, Al Nassr bën gati gjobën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2023, 08:28

Pas rreth 5 muajve në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo duket se është mërzittur me jetën e re në Rijad. Sulmuesi portugez i bashkuar me Al Nassr ku fiton 200 milionë euro në sezon, e ka kuptuar se realiteti i ri nuk është ai që iu premtua fillimisht.
“Mundo Deportivo” në Spanjë shkon edhe më tej duke shkruar se ftuesi i 5 Topave të Artë po planifikon prishjen e kontratës dhe madje është gati të paguajë çdo penalizim nga klubi.
Në kontratë është parashikuar se nëse Ronaldo prish kontratën, ai do të dëmshpërblejë Al Nassr deri në fund të afatit të parashikuar.
