Publikohen fotot e çuditshme të Elon Musk duke puthur një “vajzë” robotike

Një foto e miliarderit Elon Musk duke puthur një robot ka lënë internetin të hutuar.

Miliarderi ka ndërtuar një karrierë duke qenë në ballë të teknologjisë moderne, me sipërmarrjet e tij duke përfshirë automjetet elektrike, eksplorimin e hapësirës dhe mediat sociale.

Tani në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhet e Musk duke puthur humanoidë femërorë, por gjithçka nuk është ashtu siç duket.

Pas publikimit të pamjeve që tregojnë robotët humanoidë të Teslës 'Optimus' duke ndërmarrë hapat e parë, fotografitë e postuara nga përdoruesi i Twitter, Daniel Marven, të themeluesit të Tesla duke puthur katër robotë të ndryshëm femra më 16 maj janë bërë virale.

Rezulton se imazhet janë bërë, natyrisht, duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

“Postimi është për të sqaruar rreziqet e AI (inteligjencës artificiale) në periudhën e ardhshme, veçanërisht pasi Kompania Tesla lëshoi ​​​​robotin e parë të integruar 'Optimus'," tha ai në të njëjtin postim në Twitter.