Rrëzohet avioni me turistë në Zvicër! Tre të vdekur, nis operacioni për ...

Tre persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël turistik që i transportonte u rrëzua sot në një zonë malore në Zvicrën perëndimore.

Dhe policia rajonale konfirmoi se një aeroplan i vogël turistik u rrëzua në një zonë pyjore të pjerrët pranë rajonit Pont-de-Martel në kantonin zviceran të Neuchâtel mëngjesin e sotëm, duke vrarë tre personat në bord.

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, sipas deklaratës, ku thuhet se autoritetet kishin hapur një hetim për të zbardhur rrethanat e tij.

Avioni i vogël turistik u rrëzua në një zonë të pjerrët dhe pyjore pranë Ponts-De-Martel në kantonin zviceran të Neuchatel rreth orës 10:20 të mëngjesit (0820 GMT), tha policia rajonale.