Rrëzohet helikopteri i emergjencave në Itali, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2023, 16:16

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të një helikopteri në Emilia Romagna. Rajoni i Ravenës në Itali është goditur nga moti i keq dhe përmbytjet ditët e fundit.
Helikopteri po përpiqej të rivendoste problemet me energjinë në zonë, pasi erërat e forta dhe shiu detyruan një ulje emergjente . Gjatë uljes, ai u rrëzua.
Të plagosurit janë transportuar me helikopter në spital. Sipas mediave italiane, helikopteri është i një kompanie private.