Kina “sfidon” G 7-ën/ Presidenti XI Jiping paraqet planin miliardësh të zhvillimit të Azisë Qendrore

Në një samit të mbajtur në Kinë mes shtetit komunist dhe vendeve të Azisë Qëndrore, Presidenti Xi paraqiti një plan ambicioz për zhvillimin e rajonit. Plani miliardësh synon zhvillimin e infrastrukurës, tregtisë dhe industrisë në Azinë Qëndrore, ndërsa në tentativë për t’i bërë aleat besnik vendet e rajonit, Xi u premtoj atyre 3.5 miliardë euro mbeshtetje financiare.

Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti të premten një plan ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore. Ky plan përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e tregtisë, duke shënuar daljen e Kinës si një lider i ri në një rajon që historikisht ka rënë brenda sferës së ndikimit të Rusisë.

Presidenti i Kinës XI Jiping iu drejtua Samitit Kinë-Azi Qendrore i organizuar në KINËN VERIPERËNDOMORE, ndërsa shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të lidhur strategjitë e zhvillimit me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

“Ky samit i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit dhe rivitalizimit të gjashtë qarqeve dhe ka instaluar energji të fortë pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Xi në një konferencë shtypi me homologët e tij të Azisë Qendrore.

"Ne do të punojmë së bashku për të kultivuar një model të ri bashkëpunimi që është reciprokisht i dobishëm", tha ai.

Teksa Xi shpaloste planin e tij për zhvillimin e Azisë, në Japoni janë mbledhur liderët e G7 ku  Kina është portretizuar si negative.

Presidenti i vendit komunist i joshi vendet e Azisë Qëndrore, duke u premtuar 3.5 miliardë euro mbështetje financiare dhe grante.

Xi theksoi nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e Linjës D të tubacionit të gazit natyror Kinë-Azi Qendrore.