Kapet ‘mat’ duke vjedhur në një banesë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vjedhje në banesa dhe plagosje ndaj dy oficerëve.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i arrestimit të tij u bë alarmi i vendosur në një shtëpi private. Gjatë ndjekjes, shqiptari u konfliktua me dy oficerët duke i plagosur të dy.

Gjatë arrestimit oficerët gjetën 41 objekte të vjedhura, duke përfshirë 1 PC, stilolapsa dhe stoli ari me vlerë mijëra euro. Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve legjitimë.