“Betohem në Zot që jam i pafajshëm!”/ Irani ekzekuton tri protestues. Maji i përgjakshëm

Qeveria e Iranit po vepron me arrogancë, duke mos dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve për të drejtat e njeriut! Këtë të premte janë ekzekutuar 3 protestues që mbaheshin të burgosur që prej nëntorit, të cilët deri në fjalën e fundit u betuan për pafajësi.

“Betohem në Zot që jam i pafajshëm!”

Këtë frazë e përsëritën tre herë para se të ekzekutoheshin

Majid Kazemi 30 vjec, Saleh Mirhashemi, 36, dhe Saeed Yaqoubi, 37 vjeç u  varën nga autoritetet e Iranit ditën e premte, pas 6 muajsh tortura në burg.

Ata u dënuan për përfshirjen në një sulm me të shtëna gjatë protestave që përfshine mbarë vendin vitin e kaluar.

Arrestimi i tyre u bë në qytetin lindor të tIsfahanit dhe u akuzaun për vrasjen e tre persnave të personelit të sigurisë.

Përfaqësues të Amnesty International, organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut, me selinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar, tha se posedonin dëshmi nga Majid Kazemi.

Në to ai dëgjohet të ketë thënë: "Betohem në Zot që jam i pafajshëm. Nuk kisha armë me vete. Forcat e sigurisë më rrihnin dhe më urdhëronin që të them se kjo armë është e imja. Por unë u thashë çfarë të donin, vetëm që të më lënë familjen të qetë”.

Amnesty Internationa shton se burrat, u torturuan dhe atyre u shfaqën video duke u torturuar familjarët, teksa i mbanin lidhur me kokë poshtë.

4 të tjerë u varën në dhjetor, mes dhjetra të tjerëve që u arrestuan nga policia e moralit në Teheran, pas vdekjes së 22 vjecares Mahsa Amini.

Vdekja e të resë ndërsa mbahej nga forcat e sigurisë për shkak të mosmbajtjes së mbulesës, u pasua nga protesta të ashpra.

OKB-ja dhe dhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje më herët Teheranit për të mos vepruar me ekzekutim, por kjo thirrje nuk u zbatua.

"Amnesty International" tha në një raport vjetor më 16 maj se Irani ka ekzekutuar 576 persona në vitin 2022, ndërsa kishte ekzekutuar 314 një vit më parë.