Greqia të dielën në zgjedhje, Mitsotakis paditet nga familjarët e viktimave në aksidentit hekurudhor në Larisa

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, është paditur nga familjarët e 58 viktimave të Larisës. Përpos kreut të qeverisë, janë paditur edhe disa ministra të kabinetit të tij dhe kompaninë private Hellenic Train.

Të afërmit e viktimave që humbën jetën nga përplasja e trenave në Larisa të Greqisë në muajin mars, kanë paditur kryeministrin e vendit Kyriakos Mitsotakis.

Përpos kreut të qeverisë, familjarët e 58 viktimave kanë paditur edhe disa ministra të kabinetit të tij dhe kompaninë private Hellenic Train.

Padia e iniciuar nga Shoqata e Viktimave në Tempe kërkon që t’i atribuohet përgjegjësia për tragjedinë si qeverisë aktuale ashtu edhe qeverive të mëparshme.

Po ashtu, padia për kryeministrin vjen në një kohë Të dielën, 21 maj, në Greqi do të mbahet zgjedhjet e përgjithshme në sfondin e rritjes së kostove të jetesës që ka prekur miliona familje greke.

Më konkretisht, në padinë e firmosur nga drejtuesi i shoqatës Christos Konstandinis, i cili është bashkëshorti i një prej viktimave, kërkohet ndër të tjera dorëheqja e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës.

Kujtojmë se një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash më 28 shkurt pas një gabimi njerëzor nga ekipi që udhëzon makinistët për drejtimet dhe shinat që duhet të ndjekin.

Pas ngjarjes së rëndë, vendi u përfshi nga protestat masive ndërsa qindra qytetarë shprehën revoltën ndaj qeverisë së Mitsotakis.