"Dil se e theri"/ Krimi makabër në Elbasan, fqinjët rrëfenjë tmerrin: Gruaja thirri për ndihmë më kërkoi ujë
Një krim në familje trondit Elbasanin.
Tefik Tashi 58 vjeç ka goditur rreth orës 13:00 me sopatë motrën e bashkëshortes së tij Alma Qevani
Goditja në pjesën e kokës ka qënë fatalë për 44 vjeçaren e cila ka humbur jetën.
Gruaja është nisur me urgjencë drejt spitalit, por mësohet se ka humbur jetën pa mbërritur në të.
Burimet kanë bërë të ditur se shkak kanë qenë motivet e dobëta pasi kunata e kishte ofenduar te gruaja e tij.
Pas këtij sulmi autori është larguar më vrap në tentiativë për tu fshehur, por policia mundi ta lokalizojë në zonë ku arrestimi u krye në flagrancë.
Fqinjët e të afërmit tregojnë momentet e tmerrit.
"U dëgjova zhurmë dhe gruaja kërkoi ujë, ndihmë. Dola unë dhe i çova ujë, ia lash tek porta. Erdhi e mori vetë. Nuk shkova atje afër, ajo kishte gjak në fytyrë.
Më thirri një grua në dritare e më tha: E theri.
Ishin goca të mira, nuk përziheshin," thonë ato.
Menjëherë policia ka nisur kontrollet duke hasur fillimisht në bradashesh një person që po ecte me vrap dhe në dorë mbante një sëpatë me gjak
Gjatë momenti të ndalimit ai në dorë mbante edhe sopantën më të cilën kreu krimin. Autori Tefik Tashi u dërgua në komisariat, ndërsa u morën në pyetje dëshmimtarët për të zbardhur ngjarjen.
