Krim në familje në Bradashesh, kunati vret kunatën me sëpatë, arrestohet nga policia

Një krim në familje ka ndodhur pak minuta më parë në Bradashesh të Elbasanit ku është vrarë një grua me sëpatë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kunati ka vrarë me sëpatë kunatën e tij 44-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spital nga palgët. 

"Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.  
Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.  

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën." - njofton policia. 

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.