Ethet e 14 majit, Andoni: S'po arrijmë dot zgjedhje normale, në Tiranë e pamundur të niset nga e para

Analisti Arben Andoni në një intervistë për Ora Neës deklaroi se ngjarjet e fundit kanë treguar se Shqipëria tashmë e ka të pamundur të zhvillojë zgjedhje normale, teksa problemi kryesor vijon të jetë blerja e votës.

"Ngjarjet e fundit janë të trishtueshme sepse nuk po arrijmë dot të bëjmë zgjedhje normale. Mbi të gjtiha edhe pse ju e shikoni se PS ka një lloj avantazhi dukshëm nga kundërshtarët e vet për përçarje, vazhdon fenomeni i blerjes së votës.

Që në momentin që kam parë epigramin në tavolinën e z.Celibashi për shitblerjen e votës kjo tregion se edhe institucioni që merret me administrimin e zgjedhjeve është i vetëdijshëm për problemet e sistemit tonë zgjedhor. Më vjen keq që të dyja partitë kryesore nuk arrijnë dot një situtaë zgjedhore normale në vendin tonë. Kemi zona të ndryshme në Shqipëri që janë larg qendrës dhe është shumë e vështirë për ti monitoruar," tha ai.

Andoni deklaroi se qytetarët po votojnë njerëz që nuk përfaqësojnë problemet e tyre ndërsa në Tiranë gjasat janë për shkak të problemeve, të jetë e pamundur të niset nga e para.

"Është shqetësim i madh se ne votojmë tashmë për njerëz që nuk na i përfaqësojnë më problematikat tona dhe këto zgjedhje janë zgjedhje ku qytetari përballet me problemin e vet jetik, problemin e mbijetesës, të ndarjes së shërbineve në Tiranë. Kemi probleme të mëdha me ndotjen, me ujin e pijshëm. Teknikisht disa problematika në Tiranë janë të pamundura," tha ai.